Luis Enrique po mendon seriozisht të largohet nga PSG mezi 30 ditë pasi iu dha posti, sipas Cadena Cope.Trajneri spanjoll tashmë ka filluar të ngopet me klubin për mënyrën se si ata e kanë trajtuar sagën e Kylian Mbappe dhe faktin që ndihmësi i tij dhe menaxheri teknik Luis Campos do të largohet.
Lajmi është e vështirë të besohet, edhe pse po raportohet nga një medium tejet serioz.Megjithatë, nëse është e vërtetë, atëherë me siguri nuk ka rrëmujë më të madhe në Evropë.
Së fundmi, PSG aktivizoi klauzolën e lirimit të Ousmane Dembele dhe lojtari do të nënshkruajë për parisienët këtë të shtunë.
Xavi pretendoi se francezi mori vendimin e tij pasi foli me Enriquen. PSG deri më tani ka nënshkruar nëntë lojtarë këtë verë duke shpenzuar 159 milionë euro. /Telegrafi/