Luis Suarez ka hyrë mes 10 golashënuesve më të mirë të Barcelonës. Me golin kundër Celta Vigo, Luis Suarez ka shkuar në 127 gola me fanellën e Barcelonës. Uruguaiani tani është vetëm katër gola prapa Samuel Eto’o dhe tre gola larg brazilianit, Rivaldo. Ndërsa ka para edhe Mariano Martín Alonson, i cili ka luajtur për Barcelonën nga viti 1939 deri në 1948.

Me shumë siguri që uruguajani shumë shpejt do të arrijë të kalojë disa nga këta futbollistët e mëdhenj në këtë renditje dhe do të shkruajë emrin në “Librin e Artë” të golashënuesve më të mëdhenj të këtij klubi shumë të njohur. Ja lista e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës: