38-vjeçari Luis Suarez nuk ka të ndalur, teksa do të vijojë karrierën e tij me fanellën e Inter Majemit, pasi klubi amerikan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin uruguaian.
Sipas deklaratës së Inter Majemit, kontrata e re e Luis Suarez do të jetë e vlefshme deri në sezonin 2026 të MLS. Me këtë vendim, i jepet fund spekulimeve që e lidhnin lojtarin me një rikthim të mundshëm në Uruguai, për t’u bashkuar me Nacionalin.
Suarez do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit sportiv të klubit dhe do të luajë edhe një sezon tjetër përkrah Lionel Mesit, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Inter Majemit deri në vitin 2028. Ish-sulmuesi i Barcelonës, është pjesë e skuadrës amerikane që nga janari i vitit 2024.


