Ndeshja çerekfinale e Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Korabit pritet me jo pak ankth ne Shkoder. Jo se kane frike nga kundershtari, por tifozet dhe drejtuesit kuqeblu kane mbetur duke pritur rikthimin e skuadres serish ne nivelet e larta.

Ecuria jo e mire ne ndeshjet e fundit ka krijuar nje pasiguri tek te gjithe, aq sa edhe per te vene ne dyshim kualifikimin ne kupe ndaj nje ekipi inferior si Korabi.

Megjithate Vllaznia kete mengjes ka marre nje urim nga nje prej emrave te shquar te historise se saj, Lulzim Bersheni. Ai jeton prej me teper se 30 vitesh ne Greqi por eshte i lidhur ngushtesisht me Shkodren dhe Vllaznine.

Kete e tregon edhe me nje status te hedhur ne rrjetet sociale mengjesin e sotem teksa shkruan: “Nadja e mire tanve. Kuq e blu sot jam vesh. Me kambe te mbare, fitore Vllaznise”./SHKODRA-SPORT.COM/