Te Lushnja nuk ka qetesi dhe situata qe po kalon skuadra, ka detyruar drejtuesit te kerkojne nje tjeter trajner me shpresen se ky i rradhes do te jete i duhuri per ta ngritur ate ne nivelet qe deshirojne. Dhe ne fakt duket se e kane gjetur.
Klevis Dalipi është gati për aventurën e tij të re në krye të një tjetër skuadre. Ish-trajneri i Partizanit, tashmë do të marrë drejtimin e Lushnjës e cila militon në Kategorinë e Parë.
Burime pranë Oversport bëjnë me dije se mes palëve është arritur marrëveshja dhe Dalipi do të fillojë menjëherë nga puna. Objektivi i Dalipit është që të ngjisë Lushnjen në elitën e futbollit shqiptar të paktën nëpërmjet zonës “play off”.
Kujtojmë që Lushnja nuk e ka nisur si duhet këtë edicion të Kategorisë së Parë. Pas 12 javësh, lushnjarët ndodhen në vendin e 10-të me 12 pikë të grumbulluara. Ata kanë regjistruar 3 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje, ndërsa pritshmëritë e klubit në këtë start sezoni ishin shumë të larta.
Klevis Dalipi do te jete trajneri i katert qe do ta drejtoje ekipin kete sezon. E nisi punen Klodian Duro por ai u shkuar per mungese rezultatesh. Me pas erdhi Edlir Tetova i cili nuk qendroi shume, per t’i lene vendin Blerim Hasalles qe e mbylli vitin ne krye te skuadres, per t’i lene tashme vendin elbasanasit./SHKODRA-SPORT.COM/