Kategoria Superiore mbyll sot javën e tetë me duelin Egnatia – Vllaznia. Në 13:45 në stadiumin e ri të Rrogozhinës, dy skuadrat do masin forcat për objektivat sezonalë, ndërsa pas këtij dueli do kenë disa ditë pushim për shkak të ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.

Për vendasit e Maganit, paraqitja e mirë përpara tifozëve është detyrim, ndërsa vijnë të plotë në këtë duel. Nga ana tjetër, Brdariç nuk do ketë Djurdjevic, teksa rikuperohen Diagne, Latifi dhe Jonuzi. Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e titullarëve.

Formacionet zyrtare:

Egnatia (4-3-3): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro

Vllaznia (4-4-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Fallou Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Renato Malaj, Xhuljo Mani, Olti Çela

VAR: Florjan Lata, Denis Rexha