Ka mjaftuar humbja 0-3 ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe ne Shkoder kane shperthyer kritikat per ekipin e Vllaznise. Madje deri atje sa behet thirrje per bojkot te ndeshjeve te mbetura te ketij sezoni.

Por krejt ndryshe mendon menaxheri i futbollit, Dritan Gjyrezi. Shkodrani qe ka vite prane ketij sporti dhe e ka te qarte menyren si funksionojne klubet ne vendin tone, mendon se Vllaznia i ka te gjitha shanset dhe mundesite per t’i arritur objektivat e saj.

Nje deklarate te tille, ai e ka bere ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa ku kja qene i ftuar teksa ne lidhje me ecurine e kuqebluve eshte shprehur:

“Gjithmone ndryshimet e trajnereve kane te mirat por edhe te keqijat e veta. Avantazhi i Plorit eshte se e njeh mire ekipin, por nuk mund ta gjykojme ate vetem me ndeshjen ndaj Egnatias. Ne Rrogozhine mungonin 5 lojtare kyç te Vllaznise. Kam pare qe irritimi i tifozeve eshte shume i madh.

Ata jane qershia mbi torte, duan qe ekipi i tyre te fitoje gjithmone, por njeriu qe e do me shume se kushdo tjeter suksesin eshte presidenti. Ai gjithmone mundohet te beje me te miren dhe nuk duhet te kete kaq irritim, kaq agresivitet per diçka qe akoma nuk ka perfunduar.

Çdo gje eshte e hapur per Vllaznine edhe ne kampionat, per te qene ne zonen e Kupave te Europes. Une besoj se ajo do ta gjeje shume shpejt veten. Dhe te mos harrojme qe eshte edhe ne gjysmefinale te Kupes dhe shanset per te arritur objektivin, jane te medha.

Prandaj nuk eshte koha per te gjetur fajtore dhe vetem per te kritikuar. Tifozet duhet te vazhdojne ta mbeshtesin Vllaznine sepse jam i bindur qe ne fund te sezonit, do te gezojne te gjithe sebashku pastaj”- eshte shprehur Gjyrezi./SHKODRA-SPORT.COM/