Laçi do të presë sot Egnatian, në ndeshjen që vlen për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Armando Cungu do të ketë tre mungesa të sigurta në këtë përballje.

Albion Marku, Adolfo Selmani dhe Redon Xhixha janë pjesë e Kombëtares kuqezi U21 në grumbullim, andaj do të mungojnë për kurbinasit.

Dueli mes Cungut dhe Maganit shihet si interesant, ndërsa përballë vendosen dy skuadra që pëlqejnë lojën sulmuese.

Egnatia këtë sezon kërkon të ngjitet në Superligë, ndërsa rrogozhinasit kanë bërë investime duke afruar emra të spikatur të futbollit në vend. Dueli do të luhet sot në 13:30./newsport/