Skuadra e Milanit aktualisht është pa trajner për sezonin e ardhshëm, pasi Gennaro Gattuso ka bërë të ditur se do të largohet nga stoli i ‘Rosonerëve’.

Dështimi për kualifikimin në Ligën e Kampionëve duket se ka bërë që Gattuso të mos ndihet i gatshëm të vazhdojë me skuadrën e tij të zemrës.

Në këtë situatë të tollovitur, legjenda tjetër e skuadrës, Paolo Maldini, ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e ardhshëm.

‘Calciomercato’ raporton se Maldini dëshiron që Alessandro Costacurta duhet të emërohet trajner i ardhshëm i Milanos.

Një post në skuadër i është ofruar edhe Maldinit, pas dorëheqjes së Leonardos nga pozita e drejtorit sportiv.

Gjithsesi, ai ka bërë të ditur se do të pranonte këtë post vetëm në rast se Costacurta emërohet trajner i ardhshëm i skuadrës, si dhe Angelo Carbone i bashkohet akademisë si trajner.