Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMalomo: Ju tregoj ndryshimet mes Bylisit dhe Dinamos

Malomo: Ju tregoj ndryshimet mes Bylisit dhe Dinamos


Futbollisti i Dinamos, Malomo Ajodeji, ishte një nga më të spikaturit në duelin ndaj Vllaznisë, që u mbyll në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, nigeriani deklaroi.

“Që të ndryshosh është e vështirë në futboll. Dy javët e para kanë qenë të vështira për mua, por me kalimin e kohës jam përshtatur. Trajneri beson shumë tek unë. Unë e di që në vijim mund të luaj futbollin tim.

Unë luaj në dy pozicione të ndryshme, luaj edhe në krah edhe në mesfushë. Trajneri më pyet cili është pozicioni që preferoj. Unë i kam thënë që luaj më mirë në mesfushë. Ai më ka parë dhe në stërvitje. Unë mendoj se mund të luaj më mirë në mesfushë.

Ka disa ndryshime mes Bylisit dhe Dinamos, ambienti te Dinamo ndryshon më ndihmon mua që të luaj më mirë futboll. Të dy trajnerët janë trajnerë shumë të mirë, më kanë dhënë shumë besim”, u shpreh Malomo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments