HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMalota bashkohet me skuadrën në stërvitje. Priten lojtarë të tjerë

Malota bashkohet me skuadrën në stërvitje. Priten lojtarë të tjerë

Dy dite mungese me leje dhe mbrojtesi Renato Malota nga pasditja e sotme i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje. Ai ka rene dakord me drejtuesit e klubit per te qene pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem dhe konsiderohet nje element i rendesishem i saj.

Megjithate ne keto seanca te para ka munguar per shkak te disa arsyeve personale, megjithate çdo gje eshte mbyllur pasditen e sotme kur ai eshte shfaqur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” duke u vene ne dispozicion te stafit teknik per te zhvilluar seancen e pare te tij ne pergatitjet per sezonin e ri.

Malota ka ardhur ne janar te vitit te kaluar ne Shkoder pas “divorcit” me Partizanin dhe eshte munduar te jape me te miren e tij ndonese sidomos ne gjysmen e dyte te sezonit te fundit ka qene edhe i pafat sepse nje demtim ne tendine e ka lene per nje kohe te gjate jashte skuadres.

Drejtuesit i kane besuar serish atij dhe eksperiences qe ka per te qene nje pike e forte ne prapavije dhe tashme mbetet per t’u pare se me cilin lojtar do te luaje ne qender te mbrojtjes.

Alternativa e deritanishme eshte ajo e Dajan Shehit por kjo mbetet per t’u pare edhe ne vazhdim sepse mund te vijne te tjere lojtare per repartin e mbrojtjes.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments