Dy dite mungese me leje dhe mbrojtesi Renato Malota nga pasditja e sotme i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje. Ai ka rene dakord me drejtuesit e klubit per te qene pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem dhe konsiderohet nje element i rendesishem i saj.

Megjithate ne keto seanca te para ka munguar per shkak te disa arsyeve personale, megjithate çdo gje eshte mbyllur pasditen e sotme kur ai eshte shfaqur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” duke u vene ne dispozicion te stafit teknik per te zhvilluar seancen e pare te tij ne pergatitjet per sezonin e ri.

Malota ka ardhur ne janar te vitit te kaluar ne Shkoder pas “divorcit” me Partizanin dhe eshte munduar te jape me te miren e tij ndonese sidomos ne gjysmen e dyte te sezonit te fundit ka qene edhe i pafat sepse nje demtim ne tendine e ka lene per nje kohe te gjate jashte skuadres.

Drejtuesit i kane besuar serish atij dhe eksperiences qe ka per te qene nje pike e forte ne prapavije dhe tashme mbetet per t’u pare se me cilin lojtar do te luaje ne qender te mbrojtjes.

Alternativa e deritanishme eshte ajo e Dajan Shehit por kjo mbetet per t’u pare edhe ne vazhdim sepse mund te vijne te tjere lojtare per repartin e mbrojtjes.
© shkodrasport.com