Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREManaj shkëlqen me dopietë te Sivasspor

Manaj shkëlqen me dopietë te Sivasspor

Rey Manaj duket se është përshtatur menjëherë te Sivasspor, ku u rikthye gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi i Kombëtares, ishte autor i një dopiete, në barazimin e çmendur 3-3, që skuadra e tij mori ndaj Vanspor, në Ligën e Parë në Turqi.

Në minutën e 28-të, Manaj shënoi golin e parë personal, pas asistit të marrë nga Valon Ethemi. Vetëm 4 minuta më vonë, sulmuesi kuqezi i mahniti të gjithë, me një supergol.

Lushnjari lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Sivasspor e mbylli pjesën e parë në avantazh 3-1, por zhgënjeu totalisht në pjesën e dytë, ku pësoi dy gola.

Ky rezultat konfirmon problemet e mëdha të Sivasspor, që renditet në vendin e 14-të me vetëm 31 pikë të grumbulluara dhe objektivi për ngjitjen në elitë duket shumë i vështirë.

Sa i përket Manajt, sulmuesi u rikthye në merkaton e dimrit, pas aventurës gjashtëmujore te Sharjah në Emiratet Arabe. Gjatë eksperiencës së tij të mëparshme me Sivasspor, Manaj shënoi 34 gola dhe dhuroi 8 asistime në 63 ndeshje zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments