Ardit Krymi ka rënë “pre” e një gracke të ndërtuar nga “Agjencia e spektakleve Buna1”. Mesfushori i Vllaznisë, një nga lojtarët kryesorë të kuqebluve, ishte ftuar për një intervistë dhe nuk kuptoi asgjë.

Përballë gazetares ai po fliste lirshëm, ndërkohë që më pas u shfaq edhe një gazetar. Ngacmimet nisën, teksa ai i tha mesfushorit se duhet ta bënte intervistën me të dhe jo me vajzën.

Asgjë nuk mbaroi me kaq, pasi i drejtohet Krymit me këto fjalë: “Po zgjedh vajzën se është e bukur, e keni zakon ju futbollistët me nga 2-3 të dashura. Të njoh mirë unë ty. Edhe ni kojshie të bukur që kisha, e ka zënë ky”.

Futbollisti i Vllaznia ngacmohet më pas edhe nga gazetarja në lidhje me femra, ndërkohë që më pas merr një telefonatë ku i thuhet se nëna e tij, kuzhiniere, kishte djegur dorën. Ai u largua drejt restorantit ku punën e ëma dhe aty mësoi se e gjitha ishte një lojë. /abcnews/