Manchester City është gati të beje nje investim te çmendur dhe te kthejë Josko Gvardiol mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, pasi ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e RB Leipzig.

City ka qenë i lidhur me Gvardiol gjatë gjithë verës dhe pa një ofertë me vlerë 90 milionë euro të refuzuar në fillim të kësaj vere. Sipas Sport Bild, RB Leipzig ka kërkuar vetëm 100 milionë euro dhe kjo shifër tani është përmbushur, megjithëse në një ofertë që vlen 90 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Ndërsa thuhet se ka një pritje që Gvardiol të transferohet te City këtë verë, RB Leipzig ende nuk e ka pranuar ofertën, pasi ata duan që objektiva më reale të përfshihen në bonuset prej 10 milionë eurosh.

Nëse Gvardiol do të bënte transferimin, ai do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke ia kaluar Harry Maguire, i cili u transferua në Manchester United nga Leicester City për një total prej 87 milionë eurosh./telesport/