Alan Kadiç, lojtar i basketbollit në Filipine ka arritur të shënojnë 142 pikë dhe 46 3-pikësha në moshën 55 vjeçare.

Alan Kadiç është një nga basketbollistat më të fortë në historinë e basketbollit në Filipine, duke qenë pjesë e sportit në vitet 80-të dhe 90-të. Edhe pas gjithë këtyre viteve ai akoma di si të bëjë një kosh në ditët e sotme. Në fakt, gjatë një ndeshje, kundër një përfaqësuesi lokal, ai shënoi 46 3-pikësha dhe 142 pikë në moshën 55 vjeçare.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 187-73 në favor të ekipit të Alanit. Kadiç, i quajtur ndryshe me nofkën “Njeriu Tigër”, mban disa rekorde në Filipine. 79 pikë në një ndeshje te PBA, 17 3-pikësha pa ndërprerje dhe 77 gjuajtje të lira të njëpasnjëshme.