Të luash është bukur. Sigurisht, ndonjëherë ka disa rregulla që duhen eliminuar. Shumë qendërsulmues, veçanërisht ata që nuk janë shumë të shpejtë, ku i dihet, ndoshta do të eliminonin rregullin e pozicionit jashtë loje. Gary Lineker ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë temë. Po të ishte për të, do të kishim një revolucion të vërtetë.

Fillimisht, ish-ylli i futbollit anglez ka sugjeruar goditje dënimi më të shpejta. Skuadra kundërshtare ka bërë faull, pse zgjedhja në sulm duhet të limitohet? Por jo vetëm kaq: sipas ish-sulmuesit të “Tre Luanëve”, lojtari duhet të ketë të drejtën t’ia pasojë topin vetes në një goditje dënimi, duke mos i dhënë mundësinë kundërshtarëve të pozicionohen.

Revolucioni i dytë? “Do të eliminoja rivëniet anësore me duar. Për çfarë duhen? Lojtarëve u duhet shumë kohë për t’i ekzekutuar: ule topin dhe gjuaje drejt zonës së rreptësisë!”. Nga ana tjetër, siç ka shpjeguar Lineker, quhet “foot-ball”. Ç’hyjnë duart?

Duke qëndruar te duart, Lineker është i mendimit se duhet ndëshkuar çdo prekje e topit me dorë, qoftë e vullnetshme ose jo.

Në fund, Lineker ka thënë se pas 90 minutave lojë duhet të gjuhen menjëherë penalltitë në rast barazimi: “Do të luaja 90 minuta, më pas penallti. Koha shtesë nuk ka kuptim, askush nuk është më në gjendje të vrapojë”./telesport/