Nëse merkaton e verës Manchester United vazhdon të mburret me blerjen e brazilianit Anthony për gati 100 milionë euro, nga brenda klubi është larg të qenit shumë solid financiarisht. Dhe si dëshmi, këtë të enjte Djajtë e Kuq publikuan rezultatet e tyre financiare, shkruan abcnews.al.

Është larg nga pozitive. Sezonin e kaluar, klubi njoftoi një humbje prej 132 milionë eurosh pas 106 milionëve të sezonit të kaluar. Por kjo nuk është e gjitha.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën kohë borxhi i klubit është vazhdimisht në rritje. Ai shkoi nga 481 milionë euro sezonin e kaluar në më shumë se 590.7 milionë euro këtë vit (+22%).

Cliff Baty, drejtori financiar i klubit dha disa shpjegime: “mungesa e një turneu veror në korrik 2021” por edhe “pasojat e dobësimit të sterlinës”.