Skuadra e Manchester United ka marrë pasa të rënda ndaj lojtarit të tyre, Mason Greenwood.
Sulmuesi i skuadrës angleze është arrestuar ditën e djeshme për shkak të pretendimeve nga gruaja e tij se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Djajtë e Kuq” fillimisht dolën me komunikatë ku treguan se anglezi nuk do jetë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjet e klubit as të luajë deri në vendimin e rradhës.
Por ky nuk ishte ‘dënimi’ i vetëm nga Man United, skuadra nga Old Trafford ka larguar të gjitha fanellat e Greenwood nga faqja zyrtare e tyre, dhe fansat nuk do jenë në gjendje të blejnë fanella të tij.