Kapiteni i Manchester United është në vitin e tij të fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përzënë “me stil”, duke mos i rinovuar kontratën mbrojtësit.
33-vjeçari nuk është më në planet e Jose Mourinho, por duket se edhe me largimin e mundshëm të portugezit, gjërat nuk do të ndryshojnë për futbollistin nga Ekuadori.
Për këtë arsye, Valencia ka nisur kërkimin për një klub tjetër, pasi është i lirë që të zgjedhë alternativën që i leverdis më shumë, si lojtar i lirë që është.
Vendimi per te mos rinovuar nuk dihet saktesisht nese eshte marre nga Mourinho apo ndonje drejtues tjeter sepse siç dihet, trajneri portugez i ka ditet e numeruara tek kjo skuader dhe ai nuk mund te marre vendime per sezonin tjeter sepse do te ishte diçka absurde.