Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhvilluar nje ndeshje miqesore pasditen e sotme ne Durres ndaj Goga Basket te cilen e ka humbur me rezultatin 75-79.

Ndonese basketbolli eshte ndalur nga organet shendetesore te rikthehet ne normalitet dhe per rrjedhoje nuk do te lejohet fillimi i kampionatit, te Vllaznia vijojne punen.

Stafi teknik me ne krye trajnerin Afrim Bilali, per kete arsye ka vendosur qe sot te zhvilloje nje ndeshje miqesore ndaj njerit prej kundershtareve te tij, ekipit te Goga Basket.

Me 5 amerikanet e ardhur se fundi ne rradhet e saj, Vllaznise gjithsesi nuk arriti dot ta fitonte kete ndeshje.

Ajo vetem ne pjesen e pare ka qene ne avantazh duke e mbyllur ate me rezultatin 42-39, por ne te dyten kane qene vendasit qe kane permbysur shifrat dhe e kane fituar kete miqesore me rezultatin 79-75./SHKODRA-SPORT.COM/