Megjithëse Roma nuk ia doli të fitonte ndaj CSKA Sofias në Ligën e Europës, futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla bëri një paraqitje mëse të kënaqshme ndaj ekipit bullgar.

Ndryshe nga dy takimete fundit me Jang Boisin dhe Milanin ku tundi rrjetën, 20-vjeçari u tregua një “mur” i vërtetë ndaj ekipit bullgar.

Kumbulla vlerësohet nga “Sofa Score” me notën 7.5, ndërsa për sa i përket paraqitjes në fushë, ai fitoi 6 nga 7 duelet në ajër dhe dërgoi saktë 3 nga 4 topat e gjatë. Në 4 ndërhyrje, mbrojtësi kuqezi u tregua i saktë, ndërsa kreu me sukses 2 spastrime në zonë.

Tashmë, ai është kthyer në njërin prej lojtarëve më të besuar të trajnerit të Romës Paulo Fonseka.

Statistikat e paraqitjes së Marash Kumbullës ndaj CSKA Sofies sipas “Sofa Score”