Veleçiku i Koplikut me kryebashkiakun Tonin Marinaj është duke gëzuar një mbështetje maksimale, ndërsa skuadra ka ditur që të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

Kjo edhe në saj të lojtarëve cilësorë, apo duke afirmuar plot të rinj të talentuar, që sot e gjen vëten edhe në ekipe të elitës.

Koplikasit në sezonin e ardhshëm do të kenë si synim mbijtesën, ndërsa faktor mbetet fusha për ta, pasi ndeshjet si pritës i lujnë në Shkodër, në një nga fushat stërvitore të klubit Vllaznia.

Koplikasve edhe pse u janë larguar 4-5 lojtarë titullarë kanë afruar lojtarë nga moshat e Vllaznisë dhe jo vetëm, duke ndërtuar kështu një ekip cilësor dhe që nuk do ta diskutojë mbijetesën në sezonin e ri./Vipsport/