Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Kastriotin në sfidën e javës së 27-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren.

Shkodranët janë ende në garë për një vend në Kupat e Europës dhe kështu nuk do të lejojnë ta humbasin mundësinë për t’u afruar me Kukësin, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Tiranës.

Nga ana tjetër, Kastrioti do të provojë të shkëputet nga Dinamo dhe të parakalojë dhe një herë Egnatian në luftën për mbijetesë.

VLLAZNIA 0-0 KASTRIOTI

45+2’ Mbyllet pjesa e parë.

45+1’ Fjoard Jonuzi tenton një goditje nga larg, por topi përfundon jashtë porte.

45’ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

43’ Latifi kroson shumë mirë dhe Hoxhaj lëshon një goditje me kokë, por Sali tregohet i vëmendshëm dhe çon topin në goditje këndi.

39’ Da Silva merr shumë mirë topin në krahë por pasimi i tij është shumë i lehtë. Rami largon topin.

34’ Dida tenton me kokë pas një goditje këndi, por Adili nuk e lejon atë top të depërtojë.

32’ Latifi i ndërhyn nga mbrapa Nezirit, duke shkaktuar faull. Goditje dënimi për Kastriotin.

31’ Da Silva kroson bukur për Hoxhaj, por ky i fundit nuk e arrin dot me kokë topin.

28’ Da Silva provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon në duart e Salit.

25’ Kodra ndërhyn ndaj Hakajt duke shkaktuar faull. Mbrojtësi rrezikon pasi e ka një karton të verdhë.

23’ Hakaj tenton një krosim të lart drejt zonës, por Sali kupton gjithçka dhe e thith topin me duar.

19’ Latifi ndërhyn ashpër ndaj kapitenit Neziri. Enea Jorgji akordon faull për Kastriotin dhe e ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin e Vllazinsë.

17’ Hakaj tenton të gjejë me një pasë Latifin, por lojtarët nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Rivënie fundore për Kastriotin.

11’ Kaina shkëputet shumë mirë në zonën e Vllaznisë dhe tenton të kalojë Zogoviçin me një parabël, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

10’ Kodra bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Latifit. Karton i verdhë për futbollistin e Kastriotit.

9’ Zogaj ndërhyn ndaj Hoxhajt, por gjyqtari Enea Jorgji e pa të pastër. Shkodranët protestojnë për një faull.

5’ Latifi kërkon të surprizojë Salin me një goditje direkt drejt porte nga këndi, por Selmani e lexoi mjaftë mirë situatën për t’i mohuar vendasve një gol të sigurt.

4’ Hakaj kërkon të gjejë shokët me një krosim të ulët, por Dida e largon topin në goditje këndi.

2’ Goditje dënimi për Kastriotin pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Zogajt. Kaina tenton një goditje të bukur por topi i shkon shumë pranë portës.