Kastrioti arriti një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë për mbijetesë në “Loro Boriçi”, me shkodranët që vazhdojnë të konfirmojnë formën e dobët që po kalojnë.

Sfida u ndez në pjesën e dytë, ku Aralica vetëm pas disa sekondave të fillimit shënoi duke kaluar vendasit në avantazh, por vetëm 10 minuta nga fundi, ishte ish-i i Vllaznisë, Edon Hasani, që përmbysi shifrat.

Kastrioti kështu largohëet nga Dinamo me një distancë prej tetë pikësh dhe parakalon dhe Egnatian duke u ngjitur në vendin e shtatë.

Nga ana tjetër, Vllaznia humbet shansin për t’u afruar me shumë me Kukësin në zonën europiane.

REZULTATI:

VLLAZNIA 1-2 KASTRIOTI

46′ Aralica / 79′, 86′ Hasani