Trajneri i Kastrioti, Emiljano Çela, u shfaq tepër i entuziazmuar, pas fitores me përmbysje ndaj Vllaznisë në transfertë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kavajas i skuadrës krutane, ndër të tjera u shpreh:

PËRMBYSJA E ÇMENDUR- Do më quani të çmendur, por besoja te përmbysja edhe në minutën e 80-të. Në pjesën e dytë kemi luajtur me 4-3-3. Përdorëm presin ultra ofensiv. Isha i lumtur ta shikoja ekipin në disavantazh. Më përpara pësonte shok psikologjik dhe nuk ngrihej në lojë. Jam shumë i kënaqur me të gjithë çunat. Unë kam heronj. Bënë një punë të jashtëzakonshëm, me një rritëm të jashtëzakonshëm.

Çfarë punon në stërvitje, atë interpreton ekipi dhe në ndeshje. Studiot televizive duhet të vënë lede rozë, gjatë gjithë kohës flasin me një llojë përçmimi për Kastriotin. Merren me agresionin dhe arbitrat gjatë gjithë kohës që luajnë.

Nuk mendoj që Çelësi, Interi, nuk janë agresivë. Të gjithë shikojnë ndeshje. Nuk e kuptojnë pse këta njerëz, vejnë nëpër studio me tifozllëk dhe nuk flasin për futbollin, për mënyrën si ne luajmë, si shkojmë në top të parë, etj etj. Duhet të flasin për këta çuna që janë heronj.

STADIUMI DHE BUXHETET- Dua të gëzoj dhe të festoj. Nga nesër duhet të fillojmë punën me këmbë në tokë. Objektivi jonë është mbijetesa, kemi shumë punë përpara për të bërë. Të përmirësohemi për të shmangur zonën e play-off-it. Në fund të sezonit, të bëjmë bilancin. Ne jemi ekipi i Krujës, duam t’i bëjmë ndeshjet në stadiumin tonë.

FORMA- Jam shumë i kënaqur sot, unë jam fytyra që përfaqësoj lojtarët. Kemi staf dhe përgatitës atletik shumë të zotë. Jemi staf me çuna të rinj, të pasionuar pas futbollit. Mendojmë çdo gjë, si tua bëjmë stërvitjen më të mirë këtyre çunave. Lojtarët mbajnë ritmin në stërvitje.

SHIFRAT DHE DEBUTIMI SI TRAJNER- Pres të kemi vazhdimësi. Më shumë se 70 % e lojtarëve janë nën kontratë. Pjesa thelbësore e ekipit, përveç Hasanit dhe Karakaçit. Do të doja të vazhdoja këtë punë me këta çuna. Shpresat asnjëherë nuk janë të gabuara”, u shpreh Çela.