Penalltia e akorduar për Bylisin ndaj Tiranës, në barazimin 2-2, shkaktoi polemika të mëdha.

Në lidhje me këtë, komentoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, edhe specialisti i moviolës, Bujar Pregja.

Sipas këtij të fundit, akordimi i penalltisë ishte vendim i duhur, ndërsa shtoi se në këtl rast vendimi u mor nga arbitri në fushë dhe VAR-i nuk mund të ndërhynte.

“Penalltia është rast i vështirë. Vendimi u mor nga vetë arbitri në fushë. VAR-i në këtë rast nuk ndërhyn. Mbrojtësi i Tiranës, në vend që të luftojë për top, shkon direkt dhe shtyn lojtarin e Bylisit nga mbrapa.

Unë i qëndroj vendimit të arbitrit, është penallti. Mbrojtësi shkon dhe e shtyn nga mbrapa. Nuk lufton për topin”- eshte shprehur specialisti i gjykimit Bujar Pregja.