Nje tjeter trofe per Elvis Plorin. Pas atyre me ekipet U17 dhe U19 te Akademise Vllaznia, trajneri i njohur shkodran dje ka festuar titullin edhe me ekipin U21.

Nje titull mese i merituar per te sepse
me paraqitjet ne fazen e dyte dhe te trete i ka sfiduar te gjithe dhe si rrjedhoje Vllaznia U21 ka merituar trofeun e pare.

Trajneri Elvis Plori pas ndeshjes ndaj Tiranes eshte shprehur i lumtur per kete sukses dhe njekohesisht ka bere te ditur se do te vazhdoje t’i sherbeje Vllaznise, sepse kjo eshte ajo qe ka dashur gjithmone.

‘Jam shumë i kënaqur pasi është puna e një viti dhe kur e konkretizion me një titull është një gëzim i dyfishtë. Jam i kënaqur për punën e bërë nga këto djem, i kënaqur se kam shpresë te këto djem dhe sigurisht për vetë qytetin e Shkodrës.

Ky projekt i bërë nga klubi që tashmë ka 3 vitë që ka nisur, do të konkretizohet me sa më shumë lojtarë të ekipi i parë. Na ka ndihmuar fillimi më herët i stërvitjes, formatimi i ekipit që në korrik. Lojtarët kanë treguar rritje javë pas jave.

Kam një kontratë te ky klub, jam mjaft i gëzuar që jam këtu, por do të kemi një takim me presidentin për të folur për gjithcka. E vetmja gjë që ka rëndësi tani është titulli kampion”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/