Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMandiangu gol në debutim. Tashmë një forcë më shumë për stafin

Mandiangu gol në debutim. Tashmë një forcë më shumë për stafin

Pas shumë kohësh mungese rikthehet në fushën e lojës dhe menjëherë shfaqet edhe si golashënues. E kemi fjalën për futbollistin gjermano- kongolez Christopher Mandiangu.

Ish- lojtari i ekipeve kombëtare të moshave të Gjermanisë, ka qenë i pafat në Shkodër. Gjatë fazës përgatitore ai është dëmtuar dy herë, ndërkohë që më pas ka rezultuar edhe pozitiv me covid-19 dhe si rrjedhojë ka qenë për shumë kohë larg skuadrës.

Por tashmë duket se kjo periudhë e vështirë është lënë pas dhe gradualisht është bashkuar me skuadrën. Madje në ndeshjen e sotme të Kupës ndaj Elbasanit, ai ka debutuar në një ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu.

Ka qenë minuta e parë e pjesës së dytë që ai ka zbritur në fushë duke zënë vendin e Imerit. Dhe Mandiangu ka bërë një prezantim përgjithësisht të mirë. Duke luajtur si sulmues krahu, ka qenë një rrezik i vazhdueshëm me lojën e tij.

Madje në minutën e 67-të pas një endje të topit në zonë, ai ka gjuajtur saktë me të majtën duke shënuar golin e pestë për Vllazninë.

Në këtë mënyrë, tashmë trajneri Brdariç do të ketë edhe një forcë më shumë për ndeshjet e ardhshme dhe kjo padyshim që është diçka pozitive./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments