Nuk ka luajtur as ne miqesoren e sotme ndaj ekipit te 21 vjeçareve te Vllaznise, por ka qendruar gjate gjithe kohes ne pankine.

Ne fundin e takimit, eshte thirrur nga ana e trajnerit Brdariç dhe kane biseduar sebashku per disa minuta. E kemi fjalen per futbollistin gjermano- kongolez Christopher Mandiangu.

Per te sqaruar me shume gjendjen e ketij futbollisti, numri 1 i pankines se Vllaznise per “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Mandiangu ka patur nje problem qe e ka shqetesuar kohet e fundit, por nuk eshte diçka serioze dhe javen e ardhshme do te kete nje kontroll te plote por besoj se nuk ka asgje shqetesuese per te dhe shume shpejt do te bashkohet me skuadren ne stervitje”- ka thene Brdariç.

Ne fakt ditet e fundit u perfol per mundesine e largimit te ketij lojtari ngaqe drejtuesit kishin mbetur te pakenaqur nga demtimet e njepasnjeshme qe ai ka patur gjate kesaj periudhe.

Por, nuk behet fjale per largim. Mandiangu eshte federuar tashme me Vllaznine dhe pritet vetem rikuperimi i tij sa me i shpejte, per te qene pastaj ne dispozicion te stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/