Prej fillimit të shkurtit njeriu që po ruan portën e Vllaznisë është tashmë maqedonasi 28 vjeçar Andreja Efremov.

Paraqitjet e tij kanë qenë përgjithësisht të mira dhe për rrjedhojë, tashmë duket se ajo ka fituar qetësinë e munguar.

Nga ana tjetër, Alen Sherri, portieri që prej disa sezonesh ka qenë titullar në portën kuqeblu, tashmë i duhet të qëndrojë në pankinë dhe të presë pse jo, ndonjë gabim të Efremov dhe të rikthehet përsëri në portë.

E nëse tek Vllaznia është Efremov që luan titullar e Sherri rezervë, krejt ndryshe mendon faqja e njohur e transfertave të futbollistëve, pikërisht transfermarkt.de.

Sipas saj, pavarësisht se prej disa javësh nuk po luan, Sherri vlen dy herë më shumë në treg se Efremov. Me shumë mundësi në një përfundim të tillë, drejtuesit e kësaj faqe kanë dalë nga mosha e re e shkodranit (është vetëm 22 vjeç) dhe perspektiva më e madhe e tij.
© shkodrasport.com