Diego Armando Maradona është gjithmonë një figurë që i përket sportit që ndryshon nga të tjerët. Pra nëse jeni mësuar me ato personazhet e njohura dhe të kollarisura që japin deklarata diplomatike, argjentinasi i përket një tjetër edukimi.

Asnjëherë nuk i intereson opinioni i të tjerëve për të dhe punon gjithmonë sipas filozofisë së tij.

Një ide të veçantë e ka edhe për diskutimet rreth rrogave për shkakun e Koronavirusit, që gjithëkund kanë qenë të shkurtuara. Aktualisht pjesë është trajneri i Gimnasia dhe drejtuesve ua ka bërë të qartë: “Ulni rrogën time, mos i prekni të lojtarëve.

Ata kanë nevojë që të jetojnë. Shpresoj që të qendroj te Gimnasia, e dashuroj. Kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njerëzit, presidentin dhe të gjithë.

Ideja ime është të vazhdoj me të gjithë stafin teknik dhe gjithashtu të mbajmë përforcimet që arritën gjatë merkatos së fundit që kanë bërë shumë mirë për ekipin”, tha Maradona. /Sport Ekspres/