Kjo reviste ne mes disa personazheve te sportit boteror,ka rezervuar plot gjashte faqe per futbollistin shqiptar Marash Kumbulla I cili kete sezon luan me skuadren e kryeqytetit te Italise “Romen”.
Artikulli qe ka per autor gazetarin italian Andrea Pugliese, shoqerohet edhe me foto te mbrojtesit roman, ku terheqin vemendjen duelet me futbollistin me te mire te globit Cristiano Ronaldo.
Gazetari italian A.Pugliese mbasi ka bere nje historik te familjes Kumbulla qe ne mes 20.000 shqiptareve ne fillimin e viteve ’90 mori rrugen e eksodit per te gjetur nje jete me te mire dhe per te garantuar te ardhmen e femijeve te tyre, zbulon se Marashi edhe pse ka lindur ne Peschiera del Garda ka nje lidhje gjaku me vendlindjen e prinderve, me Shkodren qe ka nostalgji dhe fal futbollit edhe me Tiranen ku ai tashme grumbullohet per te luajtur me Kombetaren ku eshte aktizuar tre here.
Ardhja ne Rome nga Verona nuk ka kene nje rruge e lehte per talentin Kumbulla, ku ia eshte dashur te qendroje larg nga futbolli per shkaqe shendetesore,ku fitoi nje lufte me Covid -19′.
Po ashtu gazetari A.Pugliese zbulon dhe endrrat e deshirat e djaloshit 21 vjecar qe ka per te ardhmen tek skuadra e Romes,duke lene gjurme ashtu sic ka lene ne vitet ’43-futbollisti shqiptar nga Kosova Naim Kryeziu.Po Kumbulla thote se nuk eshte aq e lehte ne Stadio Olimpiko te luash ne nje ambient futbollistik te boshatisur,kur ne shkallet e tij ulen vazhdimisht 60.000 spektator, ku sic dihet ka ndikuar negativisht pandemia.
Po endren me te madhe nuk nguron ta shpreh Kumbulla kur thote se nje aventure per te marre pjese ne Boterorin ne Katar
eshte kulmi I pasionit dhe I shokeve ne Kombetaren Shqiptare.
Me pas po ne keto faqe te revistes Sport Week,bien ne sy edhe tri foto te M.Kumbulles ne Ambasatoren e Shqiperise ne Itali Anila Bitri te realizuar me 8 mars,duke shkembue nje tufe me lule ,dhe nje dhurate per Anbasadoren Anila Bitri fanelen e Romes me emrin e Kumbulla 24.
Ambasadoria Bitri shprehet se deshira e hyrjes UE do te realizohet edhe nepermjet ndihmeses se futbollit,ku tashme talentet shqiptare shkelqejne jo vetem me skuadrat italiane por edhe ne shtete te tjera te Kontinentit Europian. Dhe kjo pa dyshim edhe te integrimit te familjeve shqiptare, ku ne Itali kontribojne rreth 800.000 shqiptare duke u shfaqur nje komunitet shume I forte.
Namik MEHMETI
Firenze, 21 mars 2021