Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMarash Kumbulla shumë pranë kalimit tek skuadra e Seria A

Marash Kumbulla shumë pranë kalimit tek skuadra e Seria A

Marash Kumbulla mund të ndryshojë ekip, që në merkaton e janarit. Dhe pse është i huazuar te Majorka, kontrata mund të ndërpritet për t’u huazuar te një ekip tjetër.

Në Itali është zbuluar se Udineze dhe Espanjol janë pas mbrojtësit të Kombëtares shqiptare me origjinë nga Shkodra. Të dyja klubet janë të interesuara për formulën e huazimit. Udineze si rival i Romës në Seria A e shikon si përforcim të nevojshëm për mbrojtjen.

Espanjol ndërkohë shikohet si “dashuria” e vjetër. Sezoni i kaluar e pa Kumbullën duke spikatur në La Liga me spanjollët.

Tashmë duhet parë si do të vendosë Roma dhe po ashtu Majorka. Te këto të fundit nuk ka pasur shumë hapësira, ndërsa është penguar edhe nga një dëmtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments