Basketbollisti i kombëtares shqiptare, Daniel Lekndreaj, edhe këtë sezon do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollisti shkodran që në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Prishtinës dhe ka luajtur në thuajse të gjitha ndeshjet e Superligës, ka pasur mesatare prej 28.9 minutave për ndeshje.

Me pas ai u rikthye per disa kohe tek Vllaznia dhe tashme rikthehet serish ne Kosove. Shkodrani 24-vjeçar me 192 centimetrat e tij këtë stinor do t’i ndihmojë Pejës në Superligë, pasi që verdhezinjtë nga Karagaçi kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me lojtarin për edicionin 2021/22.

Lekndreaj në stinorin e kaluar në Superligë me Prishtinën ka pasur mesatare prej 13.3 pikëve për ndeshje, 2.6 asistimeve dhe 7.1 kërcimeve.