E ardhmja e Kai Havertz duket se do të jetë larg Bajer Leverkusen dhe Gjermanisë. Talenti 21-vjeçar i Gjermanisë i cili po shkëlqen në këtë sezon në Bundesligë, duket se ka zgjedhur se ku do të jetë e ardhmja e tij, pasi ëndërron që të luajë në La Liga me fanellën e Real Madrid.

Sipas “Sportbuzzer”, futbollisti ofensiv ëndërron që të luajë me Real Madrid edhe për shkak se atje gjendet një prej emrave që ka idhull, bashkëkombësi i tij, Toni Kros. Nuk është rastësi se pas sinjaleve të qarta të lojtarit, Reali ka bërë një ofertë të pare, por që është refuzuar nga Bajer Leverkusen, pasi nuk i afrohet 100 milionë eurove që kërkon klubi gjerman.

Reali ishte munduar që të përfshinte edhe lojtarë si pjesë e transferimit, duke i kaluar në radhët e klubir gjerman, por kjo mundësi u hodh poshtë. Gjithsesi, klubi i Florentino Perez shpreson të realizojë transferimin duke parë dëshirën e Havertz që të shkojë në La Liga në këtë verë, pasi mendon se e ka mbyllur ciklin e tij në Leverkusen.

Nga ana tjetër, Bajern Mynih po ndjek me interes situatën, por nuk e sheh si prioritet Havertz për vitin 2020, por për atë 2021, kur pritet të rindërtojë mesfushën dhe fazën ofensive të skuadrës. Ky është një favor më shumë për Realin që të finalizojë marrëveshjen e trasnferimit në këtë verë. /vipsport/