Pak vite me pare u perserit e njejta histori. Fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja i shpetoi jeten ish- lojtarit te Bylisit Amarildo Dimo qe mori nje goditje te rende gjate nje perplasje ne fushen e lojes.

Te henen serish e njejta situate. Pas nje perplasje me mbrojtesin e Vllaznise Herald Marku, lojtari i Bylisit Andi Hadroj ra pa ndjenja ne toke dhe kjo krijoi nje panik te madh ne stadiumin “Loro Boriçi”. Me te drejte lojtaret ballshiote therrisnin stafin mjekesor te skuadres shkodrane per t’i ardhur ne ndihme shokut te tyre, te tjere therrisnin ambulancen per te hyre ne fushe, por pas pak sekondash, stafi mjekesor i ka qetesuar te gjithe duke e rikthyer ne gjendjen normale.

Po çfare ndodhi realisht me futbollistin e Bylisit? Kete gje e shpjegon per “Shkodra Sport” fizioterapisti Haxhaja kur shprehet: “Lojtari i Bylisit pesoi nje traume koke direkte. Kjo u shoqerua me renie ne toke pa ndjenja. Ajo qe beme ne ishte nderhyrje per stabilizim te situates, diagnostikim frymemarrje, pulsit dhe hapjes se vijes se frymemarrjes ne menyre qe te mos kishte bllokim te rrugeve te saj.

Mbas lirimit te humbjes se vetedijes, parametrat e oksigjenit kishin luhatje, puls ishte i rritur dhe me stafin e autombulances e derguam ne spital ku iu ba diagnostikimi me i hollesishem, shoqeruar me rafidografi e skaner koke si dhe morì mjekim me serum. Stafi i spitalit me Eduard Gjonaj, infermierin e specializuar per traumat dhe kardiologji dhe qe se fundi ka qene ne misionin humanitar ne Itali per corona virus, kane bere gjithçka si duhet dhe pas dy oresh, lojtari ka lene ambjentet e spitalit krejtesisht i normalizuar”.

Kur e pyesim per rastet “Dimo” e “Hadroj”, Haxhaja nuk ka deshire te marre rolin e heroit, por gjithçka e ndan me te tjeret. “Duhet thene se ne ndeshjet qe luhen ne Shkoder, gjithçka eshte perfekte ne anen shendetesore. Ne si staf i Vllaznise jemi ne lartesine e detyre gjithmone, por kemi patur edhe mbeshtetjen e pjestare te Spitalit Rajonal te Shkodres qe jane vazhdimisht te pranishem ne ndeshje, por edhe me pjestaret e Kryqit te Kuq per ndihmen e shpejte.

Mbase shpeshhere nuk kemi patur pune, por mjafton nje rast apo dy per te treguar se sa i rendesishem eshte sherbimi mjekesor ne nje ndeshje futbolli dhe prandaj ne secilin stadium duhet nje sherbim i tille. Nese nuk i jepet sherbimi i duhur profesional dhe i shpejte ne raste te tilla siç ndodhi edhe me lojtarin e Bylisit, mund te kemi edhe rrezikim te jetes se sportistit”- thote Haxhaja.
www.shkodrasport.com