Dita e sotme ka qene e para e punes por njekohesisht shume e ngjeshur per stafin e ri teknik te Vllaznise. Ne oren 11.00 ata jane prezantuar para gazetareve ne sallen e konferencave te stadiumit “Loro Boriçi”, por para se te ndodhte kjo, mesohet se ata kane hedhur firme ne kontrate me administratorin Lici dhe sponsorin Xhaferi.
Pas prezantimi nderkohe ka vijuar puna ne zyren e drejtorit teknik ku te gjithe sebashku kane nisur menjehere nga puna per te ndertuar skuadren e sezonit te ardhshem.
Ka qene vete klubi shkodran qe permes nje fotoje te publikuar ne faqen e tij, ka bere te ditur dhe ate se çfare po ndodhe me pjestaret e stafit teknik te Vllaznise.
“Stafi teknik nuk humbet kohë, fillon menjëherë nga puna. Po skanohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të gjitha afrimet e mundshme tek Vllaznia”- shkruhet ne faqen e klubit.
Siç shikohet edhe nga fotoja, jane te gjithe sebashku. Duke filluar nga drejtori Djarmati, trajneri Brdariç e me rradhe Plori, Osja e Lekiqi.
www.shkodrasport.com