Karriera e tij si futbollist u ndepre shpejt dhe kjo per shume arsye. Ndoshta edhe ngaqe te ardhmen vete ai e shihte ne trajnim. E kemi fjalen per Kreshnik Krepin, trajnerin qe eshte ende ne moshe te re, por mbush plot 16 vite qe ka nisur kete rrugetim.

U ndalem sot tek Krepi sepse ka ditelindjen, feston 38 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast gazeta “SHkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka filluar te trajnoje qe ne moshen 22 vjeçare dhe dy vjet me vone, themeloi nje shoqate sportive, ate “Shkodra 2006”. Nje guxim i tepruar ndoshta i nje djaloshi te ri megjithate ai e kishte te qarte se çfare do te bente ne te ardhmen.

Ka provuar te drejtoje me shume sukses Aden e te rriturve per disa vite e po ashtu ka punuar edhe tek Veleçiku, Terbunin e Beselidhja. Ka bere edhe detyren e drejtorit teknik tek Kamza nderkohe qe tashme mbulon kete funksion tek Akademia “Djelmnia shkodrane”.

Megjithate deshira e tij e madhe eshte te trajnoje vete dhe eshte i fokusuar tek moshat e vogla, aty ku hidhen bazat e futbollit dhe Kreshnik Krepi di ta beje mire kete pune.
www.shkodrasport.com