Rreth Vllaznia gjithmone ka shume zhurme. Kuptohet, ne shumicen e rasteve me te drejte, por ka edhe shume raste qe abuzohet rreth saj duke bere qe imazhi i kesaj skuadre te bjere
Nderkohe nje menaxher i njohur i futbollit shqiptar, pikerisht Elton Marini, duke folur ne “Rubrika Sportive” mbremjen e se dieles, nuk e sheh situaten kaq keq tek kuqeblute.
“Tek Vllaznia ndoshta nuk është aq zi sa thuhet. Janë bërë dy afrime, me kontrata të rregullta. Vllaznia është nga ato klube që shkruajnë shifrën e saktë, nuk mund të bëjë asnjë lloj anashkalimi se nuk ia lejon ligji. E ka miratuar këshilli bashkiak, kanë një buxhet për sezonin prej 450 milionë lekësh dhe do të veprojnë me të”, ka deklaruar Marini.
Kuqeblute kane firmosur me futbollistet Herald Marku dhe Dajan Shehi si dhe ne ditet ne vijim pritet te ofrojne edhe lojtare te tjere me te cilet kane ne plan te ndertojne nje ekip me te cilin te bejne nje sezon te ri.