Te paren dhe te vetmen deri me sot si titullar per 90 minuta ne fushe me Lokomotiven e Moskes, lojtari i kombetares shqiptare Mario Mitaj e kishte luajtur me 5 gusht ndaj CSKA te Moskes. Qe atehere nuk ka qene asnjehere ne fushe nga minuta e pare, duke luajtur 5 here vetem si zevendesues.
Por sot Mitaj eshte rikthyer serish ne formacion. Forma e shkelqyer qe ai tregoi me kombetaren shqiptare duket se e ka detyruar trajnerin e ekipit rus qe t’i besonte me shume dhe keshtu ka ndodhur ne ndeshjen e sotme ndaj Dinamos se Moskes.
Interesant eshte fakti qe ne kete ndeshje ai nuk ka luajtur ne rolin e tij te zakonshem, ate te mbrojtesit te majte, por si mesfushor qendre sebashku me Barinov.
Dhe ndonese ne nje pozicion jo shume normal per te, Mitaj ka shkelqyer dhe jo me kot eshte lojtari qe eshte vleresuar me noten me te larte, 7.3 nga ekipi i tij. Nje vleresim i tille ka ardhur nga SofaScore i cili ka vleresuar si me te mirin shqiptarin tek Lokomotiva ndersa tek Dinamo eshte vleresuar Leshchuk e 7.9. Kjo ndeshje eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 0-0.
Ne kete menyre Mitaj tregon edhe njehere tjeter se po kalon nje moment te arte te cilin perveçse te kombetarja shqiptare, duhet ta kete edhe tek klubi i tij. Ndoshta drejtuesit e ekipit rus kane parandjere edhe zerat e merkatos dhe duan t’ia rrisin edhe me shume vleren atij per te perfituar me shume nga ana financiare./SHKODRA-SPORT.COM/