Vllaznia e femrave merr edhe fitoren e katert rradhazi dhe vazhdon te kryesoje renditjen sebashku me Tiranen, dy skuadrat e vetme me pike te plota. Pasditen e sotme vajzat shkodrane kane arritur nje fitore te thelle ne shifrat 12-0 ndaj Lushnjes.

Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe sigurisht qe eshte dominuar nga vendaset te cilat nuk kane hasur ne asnje rezistence nga kundershtaret qe duhet thene se niveli i tyre le shume per te deshiruar.

Protagonistja kryesore edhe e ketij suksesi eshte e zakonshmja Megi Doçi e cila gjate 90 minutave ka arritur te shenoje plot 10 gola, nderkohe qe dy te tjeret mbajne firmen e amerikanes Frericks dhe te Klaudia Borcit.

Perfundimisht 12-0 per Vllaznine qe kalon edhe nje tjeter sfide dhe behet gati per ate te javes se peste te kampionatit, kur do te luaje ne Korçe ndaj Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA – LUSHNJA 12-0

Golat: Doçi (10), Frericks, Borci

VLLAZNIA: Corder, Vuksani, Gjergji, Barbosa, Gjini, Franja, Kodra, Coka, Bashka, Borci, Doçi. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Ndoci, Vruçaj, Frericks.