Futbollisti i kombetares shqiptare Mario Mitaj e ka nisur mjaft mire sezonin e ri futbollistik ne Rusi me ekipin e tij te Lokomotives se Moskes. Diten e djeshme ai ka qene titullar per 90 minuta ne fushen e lojes duke kontribuar ne fitoren e ndeshjes.
Ka qene nje perballje e vlefshme per Kupen e Rusise ku Lokomotiva ka pritur ne fushen e saj ekipin FK Ural dhe Mitaj eshte perzgjedhur nga stafi teknik ne formacionin e pare dhe 19 vjeçari e ka justifikuar plotesisht besimin e tyre.
Pergjate 90 minutave te ndeshjes, lojtari i kombetares shqiptare ka bere nje performance shume te mire duke kontribuar ne fitoren 2-1 te Lokomotives se Moskes. Starti i sezonit duket shume i mire per Mitajn dhe padyshim qe ai shpreson te vazhdoje keshtu deri ne fund.
Nje gje te tille e pat deklaruar pak dite me pare ne intervisten e dhene per “Shkodra Sport” kur u shpreh se deshironte te kishte nje sezon si protagonist ne kampionatin rus, qe do ta ndihmonte per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale.
Gjergj KOLA