Pas nje sezoni shume te mire tek Veleçiku, sulmuesi i njohur Arsen Hajdari do ta vazhdoje karrieren e tij sportive tek nje skuader tjeter, pikerisht tek Beselidhja e Lezhes.

Ka qene trajneri Dritan Smajli qe e ka bindur per ta marre me vete ne kete eksperience te re, qe ne fakt do te jete e dyta per te ne Lezhe sepse ka luajtur me pare aty edhe per dy vite te tjera, pikerisht nga viti 2019 deri me 2021.

Hajdari beri nje sezon te shkelqyer ne ate qe lame pas duke shenuar plot 17 gola dhe duke e udhehequr Veleçikun drejt fazes play-off dhe duke qene shume prane ngjitjes ne kategorine e pare. Por nese me koplikasit nuk ia dolen, tashme Hajdari dhe trajneri Smajli ne sezonin e ri do ta tentojne me Beselidhjen.

Pjese e kesaj te fundit jane bere edhe tre ish- futbolliste te tjere te Veleçikut dhe pikerisht portieri Leonard Kaçaj, mbrojtesi Arsen Elbasani dhe mesfushori Florind Bardulla. Sebashku edhe me Arsen Hajdarin do te formojne nje kuartet tek i cili do te bazohet jo pak loja e Beselidhjes.

Por nga ana tjeter, me largimin e ketyre futbollisteve Veleçiku eshte dobesuar jo pak dhe me siguri qe do ta kete te veshtire te ndertoje nje ekip pretendent ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/