Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇmenduri! Manchester City bën gati 170 milionë euro për yllin e Barcelonës

Çmenduri! Manchester City bën gati 170 milionë euro për yllin e Barcelonës

Pas zyrtarizimit të Elliot Anderson për 135 milionë euro nga Nottingham Forest, Manchester City ka një tjetër objektiv të madh për këtë merkato. Mediet angleze zbulojnë se dëshira e madhe e Enzo Maresca quhet Fermin Lopez.

Mesfushori me tipare sulmuese që humbi Botërorin për shkak dëmtimi, ishte i jashtëzakonshëm në sezonin e fundit, ku kotriboi me 13 gola dhe 17 asiste te Barcelona. Nuk është hera e parë që 23-vjeçari është nën radarin e klubeve të mëdha, por këtë herë herë situata është serioze, duke ditur gatishmërinë e madhe të Man. City për të konkretizuar lëvizjen e bujshme të verës.

Sipas raportimeve të ndryshme, “Qytetarët” janë gati të paguajnë deri në 170 milionë euro për të bindur Barcelonën për të lënë të lirë Fermin Lopez. Në rast zyrtarizimi, Lopez do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Man. City dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments