Një periudhë shumë të keqe kishte Mario Mitaj te Lokomotiva e Moskës. Shqiptarit nuk i besohej aspak nga stafi teknik dhe njëkohësisht komentet për të, nuk ishin më të mirat në ambientin e futbollit në Rusi.

Por shpërthimi i madh me Shqipërinë ndryshoi edhe qasjen e rusëve karshi Mitajt. Ky futbollist po vlerësohej ndryshe dhe tanimë futet në listën e lojtarëve më të mirë.

Kështu lojtari shqiptar jo vetëm që po luan me Lokomotivën e Moskës, por është përzgjedhur edhe mes 5 lojtarëve më të mirë të muajit. /Sport Ekspres/