Vllaznia vazhdon te jete +9 serish ne renditje nga ndjekeset e saj dhe nje situate e tille padyshim qe i ka bere te ndjehen mire te gjithe pjestaret e saj. Kuptohet qe tashme “sulmet” per te do te jene gjithnje e me te forta dhe me te shumta, por ne kampin shkodran jane te vendosur per t’ia dale me sukses.

Keshtu mendon edhe njeri prej titullareve te saj, mesfushori Herald Marku. Ai ka qene i ftuar mbreme ne emisionin “Procesi Sportiv” dhe ne lidhje me ecurine e skuadres eshte shprehur:

“Për ne çdo ndeshje tani bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse tashmë të gjithë ekipet po e kuptojnë se Vllaznia është ekipi për t’u mundur. Por në këto 180 minutat e fundit kemi luajtur në shi dhe në baltë dhe ka qenë shumë e vështirë për ne të prodhojmë atë lojën që jemi mësuar të bëjmë gjithmonë dhe që është argëtuese për tifozët.

Skuadra nuk ka probleme fizike, por siç e thashë, në dy ndeshjet e fundit na ka dëmtuar shumë terreni i rënduar i fushës. Ekipet tani sigurisht që na studiojnë edhe më shumë dhe pretendojnë të marrin maksimumin ndaj nesh.

Mendoj se jemi mirë dhe do t’i shfaqim këto cilësitë që kemi edhe në vazhdim. Më vjen mirë që janë afruar edhe Kukësi edhe Laçi dhe tani janë të gjithë aty- aty teksa do të mendojnë së pari për të rrëzuar njëra-tjetrën dhe mendoj se mund të përfitojmë nga kjo gjë”.