Sulmuesi Blerim Krasniqi u largua pas vetëm 1 sezoni si lojtar i Teutës teksa ditën e sotme është bërë zyrtar transferimi i tij tek skuadra e Gjilanit.

Krasniqi është prezantuar në një mënyrë spektakolare me një video mjaft të bukur të ideuar nga klubi kosovar. 25-vjeçari kaloi një sezon jo të mirë te durrsakët megjithatë luajti titullar thuajse të gjithë sezonin.

Trajneri Martini nuk e hodhi si titullarë në ndeshjet për Kupat e Europës dhe sulmuesi zytarizoi përfundimisht largimin nga ‘’djemtë e detit’’.