Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMarselo pranë lamtumirës me Realin, pritet t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Marselo pranë lamtumirës me Realin, pritet t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Marselo po has jo pak vështirësi te Reali i Madridit ku minutazhi i tij sa vjen e zvogëlohet.

Sipas portalit iberik “Fichajes.net”, as prova si mbrojtës qendre krah Varanit nuk i shërbeu brazilianit që në takimin e fundit, pa Ramosin, madrilenët kishin pikërisht kaçurrelsin si pikë të dobët në prapavijë.marcelo-ronaldo

Edhe goli i Sevijës erdhi nga një hutim i 31-vjeçarit, i cili e detyroi Varanenë të linte pozicion për të mbuluar boshllëqet e kolegut.

Në fund të sezonit do të kthehet në bazë Regijon (i huazuar te Sevija) teksa Mendi është shndërruar në pronar të atij që dikur ishte vendi i Marselos.

Në këto kushte braziliani mund të largohet pa pengje, teksa Ronaldo ka kohë që mezi e pret t’i bashkohet te Juventusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments