Teuta mësoi ditën e sotme kundërshtarin që do të ketë në turin e parë eleminator të Champions League. Kampionët e Superligës “peshkuan” Sheriff Tiraspol dhe sfidat do të zhvillohen më 6/7 korrik dhe 13/14 korrik me sistem vajtje-ardhje.
Lidhur me shortin e Teutës ka folur edhe trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini. Numri një i pankinës u shpreh se është deri diku i kënaqur me kundërshtarin edhe pse preferonte një tjetër ekip.
“Normalisht që ishte skudra e dytë që do doja, do kisha dëshirë të përballesha me Dinamo Tbilis, megjithëse dhe kështu si ra, nga katër ekipet e mundshme që ishin, jam deri diku i kënaqur.
Ludogorets do doja ta shmangja sepse është një ekip me mjaft cilësi, ndërsa mes tyre thash do preferoja Dinamo Tbilisin, por dhe me Sherifin jemi deri diku të kënaqur me ekipet që kishim në vazo”, u shpreh Martini.